Al Hilal fitoi 2-1 kundër Al Nassr duke marrë të drejtën për të kaluar në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite. Në këtë sfidë ra në sy ndëshkimi me karton të kuq i Cristiano Ronaldos.
Me Al Nassr që po humbiste, edhe portugezi "humbi' mendjen dhe goditi me bërryl kundërshtarin në të 86 minutë. Karton i kuq për sulmuesin që do humbasë ndeshjen e radhës.
Veç mungesës, CR7 është dënuar edhe me gjobë prej 5 mijë eurosh. Shifër simbolike kjo, në krahasim me 200 milionë eurot që ai fiton në sezon në Ligën Arabe të Futbollit.

Cristiano Ronaldo wanted to hit the referee after getting a red card.
— Epic Red Cards (@epicredcards) April 9, 2024
pic.twitter.com/i6ErOoz7Nu
S.Dh/Shqiptarja.com
Komente

