Manchester City fitoi dje 1-3 me Leeds United në transfertë, me ndeshjen që vlente për javën e 17-të në Premier League. Paçka se të tijtë ishin në kontroll të lojës gjatë gjithë kohës, trajneri i "Qytetarëve" Pep Guardiola nuk i mbajti nervat dhe shkaktoi një incident të vogël, me spanjollin që u kujdes të rregullonte veprimin e tij.
Gjatë një aksioni ku të tijtë humbën topin shpejt, trajneri kthehet i revoltuar nga stoli dhe godet një nga shishet e ujit që ishin në tokë. Goditja ka kapur në "shenjë", teksa një nga anëtarët e stafit e pësoi. Kaq ka mjaftuar që Guardiola me duart në kokë të vrapojë për t'i kërkuar falje "shënjestrës" së tij.