Video/ Haradinaj quan Murat Mehën
'peder', jep dorëheqjen nga AKK

Video/ Haradinaj quan Murat Mehën<br />'peder', jep dorëheqjen nga AKK
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, deputet në Kuvendin e Kosovës dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, sot ka dhënë dorëheqjen nga ky Komision.

“Zoti Haradinaj ka deklaruar se Komisioni për Politikë të Jashtme është shndërruar në një instrument politik të Kryeministrit Mustafa dhe zv/kryeministrit Thaçi, dhe e ka humbur kuptimin dhe rolin që duhet ta ketë. Meqenëse në disa raste, ky Komision ka paraqitur edhe raporte apo dokumenta të korruptuara, siç është edhe raporti Komisionit Shtetëror për Demarkacion, unë nuk e shoh veten pjesë të këtij instrumenti dhe lojërave politike që po provohen të kryhen përmes tij”, thuhet në një njoftim të AAK-së.

Dorëheqja e kreut të AAK-së erdhi pas konfliktit në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme, që gjeneroi në ofendime personale.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj doli i nervozuar nga salla ku po mbahej mbledhja. I revoltuar ai ka thënë se nuk pranon që raportin për demarkacionin me Malin e zi ta diskutojë me kryetarin e Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Këtë të fundit Haradinaj e ofendoi duke përdorur termin ‘peder’ Ai akuzoi qeverinë për të ashtuquajturën ‘shitje të shtetit’ dhe ia përplasi hartën në fytyrë kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Mehës.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)

Vangjel Tavo fitoi zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, Ja reagimi i kryeministrit Edi Rama (VIDEO)