Java e 15 në Bundesligë pa Freiburg të fitonte 4-1 me Union Berlin. Kryeqytetasit janë në rënie të lirë, me 'Hirushen' e këtij sezoni në Gjermani që nga vendi i parë brenda tre javësh e sheh veten në pozitën e pestë në klasifikim. Nga ana tjetër Freiburg merr vendin e dytë duke qenë në ndjekje të Bayern Munich kryesues. Kujtojmë se tre javë më parë Union Berlin kryesonte Bundesligën. Golat në "Europa Park Stadium" u shënuan në pjesën e parë për vendasit. Grifo me dopietë në minutat 4, 6 dhe 20, si edhe Gregoritsch në 45+1 vendosën ndeshjen. Në minutën e 84, Michel për miqtë shënoi golin e flamurit.
Pas 15 ndeshjeve të para në Bundesligë, Bayern Munich prin renditjen me 34 pikë, ndjek Freiburg me 30 pikë dhe Leipzig me 28 pikë. Në zonën e ftohtë Stuttgart me 14 pikë, Bochum me 13 dhe Schalke me 9 pikë.
VIDEO:
Renditja: