Në "Villa Park" në Birmingham, Aston Villa fitoi 6-1 kundër Brighton, me vendasit që u duk se luajtën tenis në këtë duel. Uatkins edhe njëherë ishte hero te Villa, duke shënuar tripletë në këtë takim. Gjithçka u hap nga ai në minutat 14 dhe 21, ndërsa pjesa e parë u mbyll 3-0 pas autogolit të Estupinian. Në pjesën e dytë Brighton shkurtoi me Ansu Fati në minutën e 50-të, teksa më pas Uatkins, Ramsey dhe Douglas i dërguan shifrat në 6-1. Me këtë sukses, Aston Villa barazon me 15 pikë Brighton dhe që për momentin ndajnë vendet tre dhe katër në Premier League.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21

    Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?