Organizata që lufton për të drejtat e kafshëve, PETA, ka ngritur një butik luksoz në Bangkok. Por ajo që e bën këtë butik shumë të jashtëzakonshëm është ajo që gjendet brenda sendeve që shiten aty brenda.

Klientët janë vënë përpara surprizave shumë të pakëndshme dhe pamjeve horror kur kanë nisur të shohin mallrat që shiteshin aty. Çanta apo xhaketa lëkure, të gjitha të mbushura me organet e kafshëve, zorrë apo zemra artificial që rrihnin. Doreza dhe këpucë lëkure të mbushura me gjak.

Gjithçka pjesë e fushtaës “Pas Lëkurës”, ngritur nga kompania ëm e madhe e marketingut dhe komunikimit në botë “Ogilvy & Mather”. Fatmirësisht gjithçka e përdorur ishte e rreme, por reagimi i njerëzve që pasqyrohet në videon e publikuar më poshtë është 100% i vërtetë.

Fushata synon të hedhë dritë mbi industrinë mizore që shfrytëzon kafshët për të prodhuar veshje. Tajlanda ka industrinë më të madhe në botë të shfrytëzimit të lëkurës së krokodilëve, duke u kthyer kështu në destinacionin kryesor për të gjithë ata që duan të blejnë veshje me lëkurën e kësaj kafshe.

Pas këtij materiali, me siguri do ta mendojmë dy herë blerjen e veshjeve me lëkurë kafshe.