FT / Vllaznia 1-2 Partizani (Hoxhaj 38' / Da Silva 66', Skuka 86')
Partizani ka fituar 1-2 me përmbysje me Vllazninë në Shkodër. Sfida e javës së shtatë në Superligë ka dhuruar tre gola, teksa "Demat" e Colella kanë përmbysur golin e Hoxhaj që u shënua në minutën e 38. Me pjesën e parë që u mbyll në avantazh të vendasve, trajneri Colella ka nxjerrë në sulm të tijtë në 45 minutat e dyta. Do duhej minuta e 66 që një ish si Da Silva të barazonte gjithçka, ndërsa Skuka në minutën e 86 bëri që të kuqtë të dilnin me tri pikë të plota, duke u renditur në krye të Superligës me 15 pikë, tre më shumë se Tirana dhe Erzeni. Nga ana tjetër, Vllaznia e Josës qëndron në vendin e pestë me 10 pikë. Me fitoren e sotme, Partizani ia doli që pas tri vitesh të dalë me pikë të plota nga "Loro Boriçi".
VIDEO:
86' Skuka përmbys ndeshjen, Partizani gol me vlerë e tri pikëve.
66' Da Silva gol ish-i në "Loro Boriçi", Partizani vendos ekuilibrin.
38' Hoxhaj kalon në avantazh vendasit. Një krosim nga e majta e sulmit është devijuar bukur nga sulmuesi, që ka mposhtur Rexhepin.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Juric, Bulatovic, Smajli, Alivoda, Jonuzi, Marku, Mala, Kaina, Hoxhaj Trajner: Mirel Josa
Partizani: Rexhepi, Sota, Rrapaj, Hadroj, Bitri, Buxhelaj, Hodo, Hoti, Murataj, Da Silva, Skuka Trajner: Giovanni Colella
Komente










