VIDEO/ Humbja me City-n, kapiteni i Premier League përfshihet në një sherr të frikshëm

VIDEO/ Humbja me City-n, kapiteni i Premier League përfshihet në një sherr të frikshëm

Jamaal Lascelles dhe sherri i ndodhur

Kapiteni i skuadrës së Newcastle, Jamaal Lascelles është goditur me grushte dhe shishe gjatë një zënke që ka ndodhur disa ditë më parë. Ai është përfshirë në një sherr masiv me disa kriminelë, që e kanë kërcënuar me pistoletë se do ta qëllonin.

Lajmi konfirmohet nga mediet britanike, që thonë se incidenti ka ndodhur të nesërmen e humbjes që Newcastle pësoi ndaj Manchester City në Premier League.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dalje një lokali të njohur. Agresorët kanë goditur fillimisht të vëllanë e lojtarit, ndërsa një mik i tyre ka përfunduar në tokë pa ndjenja.

Më pas, të shumta kanë qenë grushtat kundër tij dhe vëllait të futbollistit, ku ky i fundit ka përfunduar edhe i gjakosur ndërkohë që një shoku i tyre ka qëndruar disa minuta pa ndjenja i shtrirë në tokë.

Zanafilla e sherrit ende nuk dihet se si ka nisur, megjithatë dëshmitarë të rastit shprehen se një burrë ka goditur me grusht vëllanë e kapitenit dhe aty ka nisur gjithçka.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)