Crystal Palace fitoi të enjten 1-3 kundër Tottenham. Në minutën e 29-të miqtë gjetën epërsinë me golin e Ismaila Sarr, por gjithçka u anulua për pozicion milimetrik jashtë loje.

Goli nuk u quajt i rregullt pasi hunda e sulmuesit Ismaila Sarr, pas shikimit të pamjeve në VAR, është në pozicion jashtë loje. Episodi me nota komike është shpërndarë me shpejtësi në kanalet e komunikimit dhe ka bërë xhiron në botën e futbollit.

Edhe pse iu anulua ky gol për shkak të milimetrave, Sarr në këtë ndeshje shënoi dy gola të vlefshëm.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tottenhami në rënie të lirë, 11 ndeshje pa fitore! Crystal Palace e përmbys 1-3 në Premier League