Policia greke në qytetin Igumenicë, Greqi, ka sekuestruar një ngarkesë të madhe droge brenda një makine tip fuoristradë 'Volvo'. Sipas raportimit janë sekuestruar rreth 75 kg marijuanë.
Mjeti është ndaluar rastëisht nga Qarkullimi Rrugor i Igumenicës për kontroll dokumentacioni, ku për shkak te dyshimeve, mjetit i është ushtruar edhe një kontroll i brendshëm përmes qenit “Lussy”.
Në vende të improvizuara enkas në bazën e gazit dhe poshtë sediljeve te pasagjerit dhe shoferit, janë gjetur dhe sekuestruar 79 pako me 74 kg 886 gram marijuanë raportojnë mediat greke.
Policia greke ka arrestuar drejtuesin, i cili ishte shtetas grek.