VIDEO/ I përlotur pas tërmetit në Turqi, ish-futbollisti i kombëtares: Hatay është shkatërruar, jemi pa ndihmë

VIDEO/ I përlotur pas tërmetit në Turqi, ish-futbollisti i kombëtares: Hatay është shkatërruar, jemi pa ndihmë

Gokhan Zan

Tërmetet 7.9 dhe 7.5 ballë të shkallës Rihter kanë lënë më shumë se 3600 viktima dhe afro 14 mijë të plagosur. Të shumta janë godinat e shkatërruara në Turqinë qëndrore, atë juglindore dhe në Siri.

Tanimë nga vendet e tragjedisë vijnë apelet për ndihmë. Ish-futbollisti i kombëtares turke, Gokhan Zan shpërtheu në lot duke pasur një kërkesë për të gjithë.

"Zoti na ndihmoftë. Hatay është shkatërruar. Jemi pa internet, pa ujë, pa ndihmë, s'kemi asgjë. Ju lutemi ejani dhe na ndihmoni", dëgjohet të thotë 41-vjeçari që ka luajtur 35 ndeshje me kombëtaren, teksa ka qenë pjesë e gjigantëve të Besikatas dhe Galatasaray. I lindur në Hatay, Zan ka qenë në një nga zonat e epiqendrës së tërmetit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës