Në video duken njerëzit teksa vrapojnë për të shuar flakët dhe për të shpëtuar jetë, ndërsa në vend duken të përhapura pjesët e shkëputura të avionit.
Avioni MH 17 u rrëzua në Korrik të këtij viti në lindje të Ukrainës dhe fluturonte nga Amsterdami Kuala Lumpur ku humbën jetën 298 vet, shumica holandezë.
Vetëm gjatë së djeshme u mundësua lejimi i inspektorëve holandezë për të kryer hetime në vendin e përplasjes në një vend konfliktual mes ukrainasve dhe separatistëve pro rusëve. Pjesët e mbetura të avionit do të transportohen fillimisht në qytetin e Kharkivit dhe më pas në Holandë.