VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium

VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium

Moment nga ndeshja


Në Milano, Interi dhe Lazio barazuan 1-1. Miqtë e Tudor humbën dy pikë vetëm në fundin e ndeshjes, teksa kanë siguruar një vend në Europa League. Dueli i javës së parafundit në Serie A u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë, por VAR do 'ngrinte' festën e Castellanos te miqtë për pozicion jashtë loje.

Megjithatë Lazio shënoi në minutën e 32 me Kamada, para se Dumfries të barazonte në fundin e lojës (87'). Te Interi kampion i Serie A, Asllani qëndroi në stol, ndërsa për Lazion Hysaj luajti 23 minuta. Përpara ndeshjes tifozët e Interit dhuruan një koreografi fantastike, duke kujtuar titullin kampion të 20-të fituar vetëm pak javë më parë.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Interi barazon 1-1 ndaj Lazios dhe ngre trofeun! Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Roma fiton me Genoan


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër