VIDEO/ Interi barazon 1-1 ndaj Lazios dhe ngre trofeun! Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Roma fiton me Genoan

VIDEO/ Interi barazon 1-1 ndaj Lazios dhe ngre trofeun! Kumbulla e katranos, Sassuolo rrëzohet në Serie B! Roma fiton me Genoan

Interi feston titullin kampion me trofeun

Serie A e futbollit vijon këtë të diel me ndeshjet e raundit të 37-të dhe të parafundit. Gjithçka nisi në 12:30, me Sassuolon që humbi 0-2 nga Cagliari dhe sezonin e ri do jetë pjesë e Serie B. Në 18:00 Interi kampion barazoi 1-1 me Lazion, teksa në 20:45 Roma mundi 1-0 Genoan.

Në "Mapei Stadium" Sassuolo nuk ia doli të merrte pikë dhe humbja 0-2 kundër Cagliarit bëri që nga sezoni i ri ekipi ta nisë garën në Serie B. Marash Kumbulla e nisi ndeshjen nga stoli dhe luajti 70 minuta, teksa në fund shkaktoi penallti. Mbrojtësi do rikthehet te Roma pas huazimit, ndërsa Nedim Bajrami nëse nuk ndërron ekip gjatë verës, sezonin e ri do duhet të luajë në Serie B.

Në "Friuli", Udinese barazoi 1-1 në fund me Empolin dhe do jetë java e fundit (38) ajo që do vendosë ekipin e tretë të rrëzuar nga Serie A. Niang shënoi për Empolin në minutën e 90-të, teksa shtesa e gjatë bëri që Udine e Canavaros të fitonte penallti, e cila u kthye në gol nga Samardzic. Dy të kuq në fund për Empolin, me nervat që nuk munguan. Për momentin Empoli është në zonën e ftohtë, teksa javën e fundit pret në shtëpi Romën. Nga ana tjetër Udinese udhëton në Frosinone, në një ndeshje direkte. Me Salernitanën dhe Sassuolon në Serie B, pesë ekipe do mësojnë fatet e mbijetesës në javën e fundit.

Në Milano, Interi dhe Lazio barazuan 1-1. Miqtë e Tudor humbën dy pikë vetëm në fundin e ndeshjes, teksa kanë siguruar një vend në Europa League. Dueli i javës së parafundit në Serie A u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë, por VAR do 'ngrinte' festën e Castellanos te miqtë për pozicion jashtë loje. Megjithatë Lazio shënoi në minutën e 32 me Kamada, para se Dumfries të barazonte në fundin e lojës (87'). Te Interi kampion i Serie A, Asllani qëndroi në stol, ndërsa për Lazion Hysaj luajti 23 minuta. Përpara ndeshjes tifozët e Interit dhuruan një koreografi fantastike, duke kujtuar titullin kampion të 20-të fituar vetëm pak javë më parë. Në 'San Siro', pas barazimit 1-1 ndaj Lazios në ndeshjen e fundit të sezonit, Simone Inzaghi dhe djemtë e tij u shpërblyen me trofeun e Scudetto-s me një paradë për të marrë edhe njëherë urimet nga tifozët.

Në "Olimpico" Roma ia doli të fitonte 1-0 me Genoan për raundin e 37-të dhe të parafundit në Serie A. Djemtë e Daniele De Rossit iu falën një goli të Romelu Lukakut (79'), teksa për 18 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Paredes. Paçka tri pikëve, një javë nga fundi i sezonit Roma nuk ia ka dalë të sigurojë Champions League, teksa do jetë Atalanta ajo që do jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësisëhm për klube.

Serie A, raundi 37-të:

E diel, 19 maj 2024

12:30 Sassuolo 0-2 Cagliari

15:00 Monza 0-1 Frosinone

15:00 Udinese 1-1 Empoli

18:00 Inter 1-1 Lazio

20:45 Roma 1-0 Genoa

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
VIDEO/ Roma mund 1-0 Genoan, ekipi i De Rossit jashtë Champions League


Në "Olimpico" Roma ia doli të fitonte 1-0 me Genoan për raundin e 37-të dhe të parafundit në Serie A. Djemtë e Daniele De Rossit iu falën një goli të Romelu Lukakut (79'), teksa për 18 minuta luajtën me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Paredes. Paçka tri pikëve, një javë nga fundi i sezonit Roma nuk ia ka dalë të sigurojë Champions League, teksa do jetë Atalanta ajo që do jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësisëhm për klube.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Ora 21:03
VIDEO/ Interi feston yllin e dytë me trofeun e kampionit


Interi fitoi titullin e 20-të të Serie A dhe yllin e dytë në fanellë pas një sezoni fantastik.

Në 'San Siro', pas barazimit 1-1 ndaj Lazios në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi, Simone Inzaghi dhe djemtë e tij u shpërblyen me trofeun e Scudetto-s me një paradë për të marrë edhe njëherë urimet nga tifozët.

 

Ora 20:09
VIDEO/ Inter barazon në fund 1-1 Lazion, tifozët spektakël në stadium


Në Milano, Interi dhe Lazio barazuan 1-1. Miqtë e Tudor humbën dy pikë vetëm në fundin e ndeshjes, teksa kanë siguruar një vend në Europa League. Dueli i javës së parafundit në Serie A u zhbllokua pas vetëm katër minutave lojë, por VAR do 'ngrinte' festën e Castellanos te miqtë për pozicion jashtë loje.

Megjithatë Lazio shënoi në minutën e 32 me Kamada, para se Dumfries të barazonte në fundin e lojës (87'). Te Interi kampion i Serie A, Asllani qëndroi në stol, ndërsa për Lazion Hysaj luajti 23 minuta. Përpara ndeshjes tifozët e Interit dhuruan një koreografi fantastike, duke kujtuar titullin kampion të 20-të fituar vetëm pak javë më parë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!