VIDEO/ Barcelona largohet me turp nga Champions, Inter kalon grupin! Liverpool turpëron Ajax, Napoli për rekord! Eleminohet Atletico Madrid

Champions League zhvilloi tetë duelet e së mërkurës, të vlefshme për raundin e pestë në grupe. Në 18:45 Inter fitoi 4-0 në shtëpi kundër Viktoria Plzen duke marrë biletën për në fazën me eleminim direkt në Champions League. Kësisoj, Barcelona zyrtarisht do luajë në Europa League në ndeshjet e radhës duke u renditur e treta në grupin C. Në ndeshjen tjetër, Porto fitoi 0-4 me Club Brugge në Belgjikë duke kaluar në 1/16 e kompeticionit.

Në Milano, Inter bëri detyrën duke fituar 4-0 me Viktoria Plzen. Golat e Mkhitaryan, dopieta e Dzeko dhe Lukaku bënë që zikaltërit të merrnin biletën për në fazën me eleminim direkt. Inter lë Barçën në vendin e tretë në grupin C, me katalanasit që do luajnë në Europa League. Nga ky grup Bayern Munich dhe Inter kalojnë më tej. Për zikaltërit pas dy muajve mungesë, në fushë u rikthyer edhe Lukaku, që tundi rrjetën pas katër minutash nga aktivizimi.

Në Belgjikë, Porto mori një fitore jetike 0-4 me Club Brugge. Belgët janë tanimë të kualifikuar si kokë grupi, me Porto kalon në 1/16 si e dyta në grup. Golat për Porto u shënuan nga Taremi (dopietë), Evanilson dhe Eustaqui.

Në 21:00 u zhvilluan gjashtë duelet e tjera. Liverpool fitoi 0-3 me Ajax në Amsterdam, duke kaluar më tej. Në Madrid, Atletico barazoi 2-2 me Leverkusen duke humbur të drejtën për të kaluar më tej. Në grupin B Brugge dhe Porto kalojnë në 1/16, me djemtë e Simeone që do konkurrojnë me Leverkusen për një vend në Europa League në përballjet e fundit.

Në Spanjë, Barcelona e cila e humbi mundësinë për të kaluar grupin u mposht 0-3 nga Bayern Munich. Për gjermanët shënuan Mane, Chopu-Moting dhe Pavard. Bayern dhe Inter kalojnë më tej, duke lënë Barçën në Europa League.

Eintracht Frankfurt fitoi 2-1 me Marseille, ndërsa Napoli fitoi 3-0 me Rangers duke kryesuar grupin A. Në grupin D Tottenham dhe Sporting barazuan 1-1. Grupi D do vendos skuadrat e kualifikuara në ndeshjet e fundit, me Tottenham që ka tetë pikë, Sporting dhe Frankfurt kanë 7 pikë, ndërsa Marseille ka gjashtë pikë.

Champions League - Rezultatet finale:

Ora 18:45

Club Brugge 0-4 Porto (Taremi 33', 70', Evanilson 57', Eustaquio 60')

Inter 4-0 Viktoria Plzen (Mkhitaryan 35', Dzeko 42', 66', Lukaku 87')

Ora 21:00:

Ajax 0-3 Liverpool (Salah 42', Nunez 49', Elliott 52')

Altetico Madrid 2-2 Bayer Leverkusen (Carasco 22', de Paul 50' / Diaby 9', Hudson-Odoi 29')

Barcelona 0-3 Bayern Munich (Mane 10', Choupo-Moting 31', Pavard 90+5')

Frankfurt 2-1 Marseille (Kamada 3', Kolo Muani 27' / Guendouzi 22')

Napoli 3-0 Rangers (Simeone 11', 16', Ostigard 80')

Tottenham 1-1 Sporting (Bentancur 80' / Eduard 22')

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:07
VIDEO/ Napoli formalitet me 3 gola në shtëpi, kryeson grupin në Champions League

Napoli fitoi 3-0 me Rangers duke kryesuar grupin A. Golat e Simeone (dopietë) dhe Ostigard i dhanë tri pikët e radhës suadrës së Spallettit, që është më 15 pikë të plota në krye duke lënë pas Liverpool. Me biletën të siguruar për në 1/16, italianët luajtën pa presion para tifozëve të tyre, teksa pas Bayern bëhen skuadra e dytë që marrin pesë fitore në grupet e Ligës së Kampioneve.

 

Ora 23:04
VIDEO/ Bayern Munich i pandalshëm, fiton me Barcelonën në Spanjë

Champions League zhvilloi tetë duelet e së mërkurës, të vlefshme për raundin e pestë në grupe. Në Spanjë, Barcelona e cila e humbi mundësinë për të kaluar grupin u mposht 0-3 nga Bayern Munich. Për gjermanët shënuan Mane, Chopu-Moting dhe Pavard. Bayern dhe Inter kalojnë më tej, duke lënë Barçën në Europa League.

 

Ora 20:38
VIDEO/ Fitore e madhe kundër kryesuesve, Porto mban gjallë shpresat për në 1/16 e Champions

Champions League zhvilloi dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme, me fillim nga 18:45. Në Belgjikë, Porto mori një fitore jetike 0-4 me Club Brugge. Belgët janë tanimë të kualifikuar si kokë grupi, me Porto që do luftojë me Atletico Madrid për një biletë në 1/16. Golat për Porto u shënuan nga Taremi (dopietë), Evanilson dhe Eustaqui.

 

Ora 20:36
VIDEO/ Inter 4 gola për të kaluar grupin e Champions, Barcelona zyrtarisht në Europa League! Lukaku rikthehet me gol

Champions League zhvilloi dy ndeshjet e para të mbrëmjes së sotme, me fillim nga 18:45. Në Milano, Inter bëri detyrën duke fituar 4-0 me Viktoria Plzen. Golat e Mkhitaryan, dopieta e Dzeko dhe Lukaku bënë që zikaltërit të merrnin biletën për në fazën me eleminim direkt. Inter lë Barçën në vendin e tretë në grupin C, me katalanasit që do luajnë në Europa League. Nga ky grup Bayern Munich dhe Inter kalojnë më tej. Për zikaltërit pas dy muajve mungesë, në fushë u rikthyer edhe Lukaku, që tundi rrjetën pas katër minutash nga aktivizimi.

 

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!