Inter fitoi pasditen e së shtunës 1-2 me Sassuolo në Serie A. Për javën e nëntë në elitën e futbollit italian, Dzeko ka qenë hero te miqtë e Inzaghit. Dopieta e boshanjkut në minutat 44 dhe 75 do zhvlerësonte golin fantastik të Sassuolo me Frattesi. Në këtë 90 minutësh në fushë për 45 minuta luajti edhe Asllani.
Mesfushori i Kombëtare e nisi si titullar ndeshjen te miqtë, teksa luajti vetëm pjesën e parë duke u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 19-të. Me këtë tri pikësh, Inter shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e shtatë, ndërsa Sassuolo me 12 pikë mban vendin e nëntë.