Interi fitoi 1-0 kundër Benficës për raundin e dytë në grupet e Champions League. Një gol i Thuram në minutën e 62-të i dha tri pikë djemve të Simone Inzaghit, që ngjiten me kuotë të njëjtë pikësh me Sociedadin kryesues, 4. Ndeshja u dominua nga italianët, që në shtëpi shpërdoruan një mori rastesh për të mbyllur ndeshjen. Tifozët mbetën "me zemër të ngrirë" deri në sekondat e fundit, kjo për shkak edhe të formës së mirë të portierit mik Trubin. Në minutën e 84 në fushë u fut edhe Kristjan Asllani, që bëri një paraqitje të mirë. Në grupin D, Sociedad dhe Inter me katër pikë ndajnë kreun, me spanjollët që kanë shënuar një gol më shumë.




