Empoli fitoi minimalisht 1-0 me Sampdorian për javën e 18-të në Serie A. Dueli i zhvilluar në stadiumin "Carlo Castellani" u vendos nga goli i Tyrone Ebuehi në minutën e 55 të ndeshjes. Një krosim nga këndi i Marin bëri që vendasit të gjenin golin me vlerën e tri pikëve. Në minutat shtesë Sampdoria barazoi por goli u anullua për prekje të topit me dorë në zonë.
Në këtë duel për vendasit nga minuta e parë luajti Ardian Ismajli që u ndëshkua me karton të verdhë, ndërsa Nedim Bajrami qëndroi në stol. Në tribunën e stadiumit ishte edhe trajneri i ri i Kombëtares kuqezi, Silvinho, që monitoroi nga afër gjendjen e Ismajlit që luajti për 90 minuta.
Me këtë fitore Empoli shkon në vendin e 12 me 22 pikë, ndërsa Sampdoria me 9 pikë mban vendin e parafundit në klasifikim.
Goli i Empolit: