Rayo Vallecano fitoi 5-1 me Cadiz për javën e 11 në La Ligan spanjolle. Madrilenënt nuk e vendosën asnjëherë në diskutim fitoren, teksa goli i miqve erdhi nga pakujdesia e Rayo. Ka qenë lojtari i kombëtares shqiptare, Ivan Balliu që dërgoi topin në rrjetë me një autogol. Me rezultatin 4-0, Balliu u gjend në vendin dhe momentin e gabuar.
Largimi i topit nga shoku i skuadrës u përplas te Balliu, që e dërgoi topin në rrjetë. Mbrojtësi kuqezi shënon emrin në listën e golashënuesve, kësaj here me një autogol. Te vendasit shënuan Palazon, Garcia, Lejeune (2x) dhe Camello. Me këtë fitore Rayo shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e 10-të. Cadiz me 7 pikë qëndron në vendin e parafundit në La Liga.