VIDEO/ Ja aktorja italiane që 
flet shqip në filmin "Burrneshat"

VIDEO/ Ja aktorja italiane që <br />flet shqip në filmin "Burrneshat"
Një film shqiptar është në garë për të fituar “Ariun e Artë” në festivalin ndërkombëtar të filmit që do të mbahet në Berlin, prej datës 5-15 shkurt. “Burrneshat” , është filmi i mbështetur në romanin e autores shqiptare Elvira Dones me titull “Hana”, me regji dhe skenar të italianes Laura Bispuri dhe Francesca Manieri.
 
Ky produksion është një film me metrazh të gjatë dhe i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ai flet për historinë e një vajze të vogël Hana Doda, e cila duke jetuar në malet e Shqipërisë është e detyruar të zbatojë Kanunin por heq dorë prej tij për të ndërtuar jeten dhe gjetur shpirtin binjak.
 
Nё rolin kryesor luan aktorja italiane Alba Rohrwacher e cila nё katёr festivalet e fundit nё Venecia ka fituar tre herё si aktorja mё e mirё. Në role të tjera janë aktorët shqiptarë Flonja Kodheli, Bruno Shllaku, Luan Jaha dhe Ilire Vinca Çelaj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!