VIDEO/ Ja si duket tuneli panoramik në aksin Tiranë-Elbasan, Balluku: Rruga përfundon në fund të majit

Ka përfunduar edhe vepra e fundit e artit në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Tuneli panoramik, në kilometrin 17-të të rrugës, tashmë është plotësisht i akseueshëm për të gjithë përdoruesit e këtij aksi. Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit duke rritur sigurinë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, inspektuan përfundimin e punimeve. Në prononcimin e saj, Balluku bëri të ditur se investimi në fjalë u bë i mundur në saj të një fondi prej 458 milionë lekësh të akorduara nga buxheti i shtetit, ndërsa punimet për ndërtimin e tij u realizuan para afatit të parashikuar.

Duke sjellë në vëmendje faktin se punimet për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan nisën në mungesë të një studim gjeologjik, ministrja nënvizoi se tashmë gjithçka po përmbyllet me sukses drejt përfundimit të plotë të punimeve që është fundi i muajit maj.

Është një investim prej 458 milionë lekësh i cili është mbaruar para aftit dhe faktikisht është pjesa më e gjelbëruar e këtij aksi. Kjo është një vepër shumë e rëndësishme e aksit Tiranë-Elbasan, i cili siç dihet tashmë nga të gjithë ishte një aks problematik për shkak të mungesës së studimit gjeologjik në fazat fillestare, por gjithçka po përmbyllet me sukses dhe jemi në pritje që të përmbyllim këtë projekt ashtu siç kemi premtuar në fund të majit”, u shpreh ministrja Balluku.

Kujtojmë që njëra karrexhadë me dy sense u hap më 14 mars, ndërsa njëri nga inxhinierët deklaroi asokohe se në 17 maj do të përfundojë totalisht, por sot ministrja theksoi se rruga do të përfundojë në fund të majit. Nga ana e saj, drejtoresha e ARRSH-së, Sonila Qato, tha se tuneli i ndërtuar është një vepër arti e cila është e plotësuar me të gjithë komponentët e saj. “Kanë përfunduar punimet e veprës së artit për stabilizimin e rrëshqitjes në kilometrin 17 nga Tuneli në Elbasan, në këtë aks të rëndësishëm rrugor. Tani më i gjithë aksi është në përdorim të mjeteve dhe të përdoruesve të rrugës”, deklaroi Qato. Ndërtimi i këtij tuneli, bën të mundur eliminimin e rrezikut të rrëshqitjes së dherave në këtë pjesë të aksit. Puna për ndërtimin e tij nisi për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu një vit më parë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Latif: 29/04/2019 00:00

    16 vjet qe vjedhin rruhen Elbasan-Tirane, po juve qe jepni lajmet nuk ju vjen turp, po beni nje artikull te hajrit

    Përgjigju
  • Lim shllaku: 28/04/2019 21:30

    Bravo.

    Përgjigju
  • tironci: 28/04/2019 17:50

    Na cate rroten me i tunel ( panoramik ) me pamje nga deti 6 m te gjate sikur keni bo uren e bosforit ne stamboll

    Përgjigju
    • sport99: 05/05/2019 11:00

      hallall.tamam ke fol

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë