Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë përfshirë Qarkun e Lezhës kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Laçit.
Në këtë video të siguruar nga Shqiptarja.com duket vërshimi i ujit nëpër rrugë e qytetit pas daljes së një përroi nga shtrati. Rryma ka hyrë edhe në biznese duke përmbytur edhe dyqane e lokale, si pasojë e bllokimit të kanalizimeve. Probleme ka pasur edhe në qytetin e Lezhës ku raportohet se janë përmbytur lagjet "11 Janari" dhe "Besëlidhja”. Vështirësi janë krijuar edhe për këmbësorët për shkak se uji ka arritur deri në 20 centimetra, duke i bërë rrugët të pakalueshme.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO