VIDEO/ John Cena ruan titullin
kampion, dyluftim i përgjakshëm

VIDEO/ John Cena ruan titullin<br />kampion, dyluftim i përgjakshëm
I mbani mend vitet e lavdishme kur në Shqipëri çdo gjë rrotullohej rreth Smack Down?!

Të gjithë adoleshentët dhe fëmijët e vegjël adhuronin mundësit e huaj dhe imitonin stilet apo lëvizjet e tyre në ring, ndërsa të gjitha veshjet dhe sendet shkollore mbanin fytyrën e John Cena-s apo mundësve të tjerë profesionistë.

I famshmi John Cena vazhdon të jetë edhe sot ndër më të preferuarit në atë profesion. Kampioni për të katërtin vit rradhazi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka suprizuar në ndeshjen e të hënës kundër ‘Arkitektit’  ndryshe i njohur si Colby Lopez.

38-vjeçari është plagosur keqazi gjatë dyluftimit me kundërshtarin e tij 29-vjeçar, ku theu hundën dhe disa herë u shtri në tokë pothuajse pa ndjenja. Pikërisht atëhre kur të gjithë menduan se do të humbte dhe nuk do ta merrte dot veten pas sulmeve të fuqishme që kishte marrë, Cena u ngrit në këmbë duke dalë edhe një herë, fitues dhe duke ruajtur titullin ‘kampion’.

Menjëherë më pas John është vizituar nga mjekët e urgjencës, ndersa ka patur mbështetjen absolute të bashkëshortes së tij Nikki Bella.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron