VIDEO/ 'Ju po të respektoni njerëz si Korrado do të fitoni edhe zgjedhjet, po keni hallin e ndërtuesve', kush është punonjësi i pastrimit të Tiranës që iu referua sot Veliaj në komision

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sot në komision foli për Korradon, punonjës i pastrimit të Tiranës, që teksa bën punën e tij, edhe këndon dhe mundohet të ndërgjegjësojë njerëzit.

"E njeh Korradon e  Bashkisë? Çuni që mbledh plehrat edhe buzën në gaz edhe simpatik, por edhe e kupton edhe mundohet të ndërgjegjësojë njerëzit. Çfarë të bëjë Korrado i shkretë? Ju po të respektoni njerëz si Korrado do të fitoni edhe zgjedhjet, po ju keni hallin e ndërtuesve", u shpreh Veliaj në komision. 

Por kush është Korrado? 

Mëngjesin e sotëm Veliaj postoi një video interesante në Tëitter, ku shfaqej Korrado Goga, punonjës i pastrimit të Tiranës që teksa bën punën e tij rutinë çdo mbrëmje poston video në Tik Tok duke kënduar. 

"Njish Korrado ynë i pastrimit, puna xixë e goja mjaltë plot humor!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alo: 22/02/2022 16:51

    Po dakord jemi me Korradon, por pse duhet të sulmohen ndërtuesit? A është koncension i pastër lanfilli? Atëherë çfarë pune kanë policët bashkiakë me kamionat me dhe të ndërtuesve?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin

'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin