VIDEO/ Jurgen Klopp s'i mban nervat, kapet me gazetarin: Jeni një injorant

VIDEO/ Jurgen Klopp s'i mban nervat, kapet me gazetarin: Jeni një injorant

Jurgen Klopp duke debatuar me Marcus Buckland

Liverpooli fitoi dje 0-2 kundër Sheffield në transfertë për javën e 15-të në Premier League dhe vijon të jetë në vendin e dytë, pas Arsenalit kryesues. Kjo nuk e ka qetësuar trajnerin Jurgen Klopp, që është kapur pas sfidës me një nga gazetarët duke e quajtur "injorant".

Klopp u zemërua nga një vërejtje e bërë nga prezantuesi i Amazon Prime Sport, Marcus Buckland, i cili e pyeti për ndeshjen e ardhshme kundër Crystal Palace , duke shtuar pak para përfundimit: "Loja fillon në orën tuaj të preferuar".

Në të kaluarën, Klopp ka kritikuar publikisht oraret e ndeshjeve, të cilat fillojnë në orën 13:30 dhe mesa duket edhe batutat për këtë nuk janë të pranueshme për të.

"Shkëlqyeshëm, shumë mirë që bëtë një shaka për këtë. Tani po shkojmë në shtëpi, nuk e di kur do të kthehemi në shtëpi, ndoshta pas një ose dy orësh dhe ndeshja vjen pas ndoshta dy seancave stërvitore. Është në rregull të luash kur pushon. Është e njëjta gjë për Crystal Palace. Megjithatë, unë shoh që ju që punoni në futboll nuk e kuptoni, kështu që nuk shoh asnjë arsye për t'ua shpjeguar", ngacmoi Klopp.

"Nëse bëni shaka për këtë, ju jeni një injorant total. Por është në rregull, futbolli është argëtim, gjithçka është në rregull", shtoi Klopp.

Gazetari më pas i kërkoi falje Klopp, duke thënë se ai nuk donte të ishte mosrespektues, por Klopp nuk u dorëzua.

"Ti e ke bërë tashmë këtë". Kjo u pasua me një tjetër kërkim falje nga gazetari dhe më pas epilogu i Klopp. "Është në rregull. Mund të thuash çfarë të duash, vetëm sepse unë nuk mund të them gjithçka që dua. Kjo do të ishte krejtësisht diçka tjetër", mbylli këtë temë Klopp që ishte më shumë se ironik në përgjigje.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?