VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer

VIDEO/ Kaiser, kjo është për ty! Nderim fenomenal i fansave të Bayern Munich për të ndjerin Franz Beckenbauer

Koreografia për Beckenbauer

Para fillimit të ndeshjes së djeshme kundër Real Madrid, tifozët e Bayern Munich shpalosën një koreografi të mrekullueshme për të nderuar Franz Beckenbauer.

Në ndeshjen e djeshme gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në 'Allianz Arena', tifozët e Bayernit i bënë nderimet e tyre një legjende të klubit. Ata shpalosën një koreografi të mrekullueshme për nder dhe kujtim të të madhit Franz Beckenbauer, një prej futbollistëve më të mirë gjermanë të të gjitha kohërave, i cili vdiq pas një sëmundjeje në janar të këtij viti.

Pranë imazhit të tij, fansat shkruanin “Kaiser” në njërën anë dhe “Franz” në anën tjetër. Ndeshjen mes Bayernit dhe Realit, e cila përfundoi me rezultat 2-2 është ndjekur edhe nga familjarët e Beckenbauer në stadium.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ 75.1% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës

Sondazhi në Report Tv/ 75.1% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës