Bundesliga/ Leverkusen 'shuplakë' Bochum, e çon në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje! Fitojnë Bayern dhe Hoffenheim

Bundesliga/ Leverkusen 'shuplakë' Bochum, e çon në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje! Fitojnë Bayern dhe Hoffenheim

Bayer Leverkusen

Bayer Leverkusen fitoi 0-5 kundër Bochum dhe e dërgon në 50 numrin e ndeshjeve pa humbje këtë sezon në të gjitha kompeticionet. Kampionët e Bundesligës dhe finalistët e Europa League kanë 362 ditë pa humbje, teksa disfata e fundit vinte një vit më parë, pikërisht kundër Bochum. Schick, Boniface, Adli, Stanisic dhe Grimaldo ishin autorët e golave, ndërsa "Aspirinat" nuk iu ndanë 'vesit' dhe shënuan golin e 18-të sezonal në shtesë.

Tri pikë edhe për Bayern Munich që mundi 2-0 Uolfsburgun, duke harruar eliminimin nga Champions League. Zvonarek, djaloshi i ri debutoi me gol te bavarezët, ndërsa Goretzka shënoi të dytin.

Tri pikë edhe për Hoffenheim në udhëtim, pas fitores 0-6 kundër Darmstadit të Klaus Gjasulës. Mesfushori i Kombëtares luajti 45 minutat e dyta dhe u ndëshkua me karton të verdhë, teksa Darmstadt sezonin e ri do jetë pjesë e Bundesliga 2.

Bundesliga, java 33 (e parafundit):

E diel, 12 maj 2024

Darmstad 0-6 Hoffenheim

Bayern Munich 2-0 Uolfsburg

Bochum 0-5 Bayer Leverkusen

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?