Video / Katër anëtarët e familjes
që nuk kanë as një ditë shkollë

Video / Katër anëtarët e familjes<br />që nuk kanë as një ditë shkollë
Familja Çikaqi nga Komuna e Prizrenit përbëhet nga 4 anëtarë, 2 vajzat dhe prindërit e tyre. Vjollca dhe Besmirja janë lindur e rritur në kushte të vështira ekonomike. Sikur të mos mjaftonte kjo, ato janë edhe të pa afta. Asnjëri nga anëtarët e familjes nuk ka vijuar shkollën. Ata nuk dinë ta shkruajnë as emrin e tyre. Shkak për këtë thonë të jenë kushtet e vështira ekonomike të cilat ua pamundësuan as vijimin e shkollës fillore.
 
Më të rejat e shtëpisë tregojnë se gjithë ditën e kalojnë brenda kësaj dhome duke mos u shoqëruar me askënd. Krejt çka ato dinë është të pastrojnë shtëpinë dhe të gatuajnë për familjen. Nga hallet e shumta që e përcjellin çdo ditë familjen Çikaqi, nëna bashkë me të bijat kanë harruar t’i numërojnë edhe vitet. Kur i pyetëm për moshën ato vetëm rrudhnin krahët dhe me hamendje provonin të ja qëllojnë se sa vite kanë mbushur.
 
Zonja e shtëpisë Dashuria, thotë se 65 euro që i marrin si asistencë sociale nuk dalin as për gjërat elementare dhe ilaçet që u duhen. 4 anëtarët pastrohen në këtë banjë të improvizuar pa derë e pullaz dhe flenë në dhomën e vetme që ka kjo shtëpi e cila është e ngushtë dhe ka vetëm 3 shtretër të vjetër. Babai i dy vajzave Agim Çikaqi, të cilin nuk e gjetëm në shtëpi, me rekomandimin e mjekut nuk guxon të kryen punë fizike pasi që ka krahun e lënduar. Mirëqenia e familjes Çikaqi është në duart e njerëzve të vullnetit të mirë. /Marrë nga Express/
 
 
  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës