LIVERPOOL, Angli - Ndeshja derbi e prapambetur e javës së 15-të në Premier League mes Everton dhe Liverpool u mbyll 2-2 në një fund dramatik. Në "Godisson Park" emocionet nisën që në minutën e 11-të, kur Beto kaloi në epërsi pjesën blu të qytetit.
Vetëm pesë minuta më vonë, Salah asistoi për Mac Allister dhe në fushë u vendosën ekuilibrat. Periudha tjetër e mbetur e pjesës së parë ishte shumë e luftuar, me kryesorin Michael Oliver që u detyrua të nxirte pestë herë kartonin e verdhë.
Fraksioni i dytë nisi me zëvendësime për Liverpool. Duhej minuta e 73 që Salah të tregonte se po kalon një prej sezoneve më të mira, duke shënuar golin e avantazhit për të kuqtë. 27 gola dhe 19 asistime për egjiptianin këtë edicion në të gjitha kompeticionet.
Fundi i ndeshjes ishte dramatik, pasi kur u mendua se Liverpool "e vrau" kampionatin, Tarkowski në shtesën e tetë barazoi sfidën dhe bëri që festa të "shpërthente" në stadium, aq sa disa tifozë kapërcyen sigurinë dhe festuan me lojtarët.
Pasioni nuk mungoi as në fushë, pasi Doucoure te vendasit si edhe Jones dhe trajneri Arne Slot për miqtë dolën me kartona të kuq pas sherrit që përfshiu dy kampet. Lojë, gola, pasion dhe spektakël në një derbi që renditja në tabelë është e fundit që mendohet.
Pas 24 javëve të zhvilluara në Premier League kryeson Liverpool me 57 pikë, shtatë më shumë se Arsenali ndjekës. Ndërkohë Everton me 27 pikë merr vendin e 15-të.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
15.6%
-
Jo
77.1%
-
Jam i/e dyzuar
7.3%
Vota total: 2278
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Tottenhami 12 ndeshje radhazi pa fitore në Premier League, ndal 1-1 Liverpoolin në 'Anfield'
16 Mars, 10:17
-
Manchester United fiton 3-1 kundër Aston Villas dhe i merr vendin e tretë në Premier League, rekord nga Bruno Fernandes
15 Mars, 16:57
-
Premier League/ Armando Broja rikthehet në fushë, Arsenali 'blindon' kreun! Chelsea turpërohet në shtëpi, Man. City ndalet në Londër
15 Mars, 14:22
-
Sylvinho merr sinjale pozitive, Armando Broja i gatshëm për Burnleyn! E nis nga stoli ndeshjen e sotme të Premier League
14 Mars, 15:19
-
Lajme pozitive nga Anglia, Armando Broja zbret në fushë! Parker: Është në rrugën e duhur
13 Mars, 11:39
-
Champions League/ Liverpooli humbet në Stamboll, Barça ndalet 1-1 në Angli! Bayern luan ‘tenis’ në Itali, Atl. Madridi ‘shuplakë’ për Spursat
10 Mars, 22:59
-
Sot katër përballje gjigantësh, Champions League luan aktin e parë për fazën e 1/8-ave në dy ditë! Barcelona, Bayern e Liverpool në fushë
10 Mars, 11:53
-
Zyrtare/ Ryan Gravenberch rinovon kontratën me Liverpoolin deri në vitin 2032
8 Mars, 15:08
-
GOLAT/ Tottenhami në rënie të lirë, 11 ndeshje pa fitore! Crystal Palace e përmbys 1-3 në Premier League
6 Mars, 10:27
-
GOLAT/ Arsenali fiton dhe 'arratiset' në krye të Premier League, ndalet Man. City! Chelsea i shënon 4 herë Aston Villas, 'thyhet' Man. United
5 Mars, 09:32
-
GOLAT/ Liverpooli turpërohet në 'Molineux', Wolves 'e kafshon' 2-1! Evertoni tri pikë në shtëpi, Sunderlandi fiton në udhëtim
4 Mars, 12:02
-
Premier League/ Arsenali fiton 2-1 kundër Chelseat në derbin e Londrës dhe prin renditjen, Man. United përmbys Crystal Palace! Tottenham në gjendje 'kome'
1 Mars, 17:22