Një i moshuar është shpëtuar në kohë pasi kishte ngecur në një moçal në një fshat pranë qytetit Wuzhou në Guangxi të Kinës.

Zjarrfikësit kanë arritur ta shpëtojnë në kohë të moshuarin para se moçali ta gëlltiste plotësisht.

Ai ndodhej i zhytur deri në gjoksin e tij në baltë, kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje.

Ekipet e shpëtimit vendosën dërrasa prej druri për të krijuar një rrugë dhe pastaj e lidhën me litarë trupin e tij për ta tërhequr jashtë.

I moshuari tha se ai kishte rënë aksidentalisht në pellg duke ecur në pyll.

Fillimisht e pa veten të zhytur deri në belin e tij, por pas çdo përpjekje për të shpëtuar kuptoi që po zhytej më thellë.