TIRANË - Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet këtë të hënë për ndeshjet e tetorit. E gjithë vëmendja është te sfida ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovac (kualifikuese për Botërorin 2026), si dhe miqësoren me Jordaninë më 14 tetor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, pjesa më e madhe e lojtarëve të ftuar ishte prezent, ndërsa disa lojtarë si Jasir Asani, Thomas Strakosha, Arbër Hoxha, Ivan Balliu dhe Enea Mihaj u bashkuan me grupin gjatë orëve të mbrëmjes.
Seanca e parë stërvitore ishte më pak e ngarkuar, duke u fokusuar kryesisht te ushtrimet fizike dhe disa lëvizje me top, për t’u dhënë kohë lojtarëve të rikuperohen pas impenjimeve me klubet e tyre gjatë fundjavës.
Dy mungesa të konfirmuara janë mbrojtësi Ardian Ismajli dhe mesfushori Adrion Pajaziti, të cilët nuk do të jenë pjesë e skuadrës për këto dy ndeshje për shkak të dëmtimeve. Pas vizitave mjekësore dhe shqyrtimit të analizave nga stafi mjekësor, është konkluduar se nuk mund të rikuperohen në kohë.
Seanca e radhës stërvitore do zhvillohet sot në ora 16:00 në 'Shtëpinë e Futbollit', ku pritet që grupi të jetë i plotë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24%
-
Do ndahet nga PD
29.2%
-
Do shuhet
46.8%
Vota total: 583
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humb jetën motoristi në Tiranë, në aksident të përfshirë edhe 2 automjete (EMRI)
5 Dhjetor, 22:06
-
Njësoj si në vitin 2010, ja cila do të jetë ndeshja hapëse e Botërorit 2026
5 Dhjetor, 22:04
-
Rindërtimi pas tërmetit në Kombinat mbyllet në 2028-ën! Në Tiranë kanë marrë banesa 230 familje, nga 1 mijë të prekur
5 Dhjetor, 21:50
-
Dita e vullnetarizmit, të rinjtë në Tiranë: Ndryshimi duhet të nisë nga ne
5 Dhjetor, 18:52
-
Lundër/ Ministrja Koçiu ndjek nga afër një procedurë inspektimi: Plotësoni dokumentacionin e dosjes së kantierit! Asnjë mundësi abuzimi për përfitim
5 Dhjetor, 16:22
-
Katër skuadrat debutuese në Kupën e Botës 2026
5 Dhjetor, 15:54
-
Tiranë/ Kishte fshehur në oborrin e banesës kokainë në doza, pranga 41-vjeçarit! Lënda narkotike u gjet brenda një ene me oriz (VIDEO)
5 Dhjetor, 14:50
-
Legjendat e sportit amerikan që do vendosin grupet e Botërorit, asnjë futbollist
5 Dhjetor, 14:11
-
Tiranë/ I vodhi me dhunë varësen e floririt 26-vjeçares, pranga autorit nga Kamza (VIDEO)
5 Dhjetor, 12:27
-
Tiranë/ 25-vjeçari godet me mjet prerës të miturin, arrestohet
5 Dhjetor, 12:14
-
Trafikonin armë nga Kosova në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim grupin me 8 anëtarë! Tre u dënuan me 21.8 vite burg, vijon gjykimi për 5 të tjerët
5 Dhjetor, 10:45
-
Si vapa ekstreme mund ta dëmtojë Kupën e Botës 2026 dhe çfarë duhet të bëjnë tifozët
5 Dhjetor, 09:15