Video konferenca nga fronti i
luftës për xhamitë në Shqipëri

Video konferenca nga fronti i<br />luftës për xhamitë në Shqipëri
TIRANE- Për të bindur merecenarët Shqiptarë për të shkuar në Siri, organizatorët mbanin shumë ligjërata në xhamitë ku ushtronin aktivitetit. Pas këtyre ligjëratave shpeshherë sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda transmetoheshin video të luftimeve në qytete të ndryshme të Sirisë, kampet e stërvistjes dhe bëheshin lidhje me “Skype”, me luftëtarë shqiptarë, të cilët u bënin thirje vllezërve të tyre që ndodheshin në Shqipëri që të shkonin dhe të luftonin për tokën e shenjtë.

Njëri prej tyre që ka folur nga fronti i luftës sirian është dhe shtetasi 70-vjeçar Medi Manallari, video e cila është publikuar dhe në internet. Mësohet se Manallari është edhe dhuruesi i truallit, ku është ndërtuar xhamia në Unazën e re, ku predikonte i veteshpalluri imam, Genc Balla, tashmë i arrestuar, i njohur mes besimtarëve me emrin, Shejh Abdurrahim Balla. Sipas prokurorisë, Genci (Abdurrahim) Balla ka kryer studimet e larta në Universitetin Islamik të Medinës në Arabinë Saudite, ku mendohet se ka rënë në kontakt me dijetarë të linjës së ashpër tekfiriste, të cilët kanë ndikuar në indoktrinimin e thellë të tij dhe që më pas janë bërë burimi kryesor i frymëzimit të veprimtarisë së tij.

Genci Balla është i njohur në qarqet radikale të vendit si një ndër teologët më të spikatur të rrymës “Tekfiriste”. Shtetasi Genci Balla është një ndër teologët më radikalë që propogandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda komunitetit mysliman si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë shqiptarë për Xhihad luftarak në Siri.
 
 Shkrimi u publikua sot (13.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë