STAMBOLL - Kristjan Asllani e nisi keq përvojën e tij te Besiktasi në Superligën e Turqisë. Mesfushori i kombëtares shqiptare u huazua nga Interi për gjashtë muajt që vijnë, ndërsa do jetë pjesë e klubit nga Stambolli.

Ende pa mbushur 24 orë nga mbërritja në Stamboll, Krisjtan Asllani debutoi me ekipin e ri përpara tifozëve të tij. Në fitoren 2-1 me përmbysje të Besiktasit kundër Konyaspor të shtunën, Asllani u fut në fushë në minutën e 76-të, duke qenë protagonist në golin e dytë dhe të fitores pas vetëm 60 sekondash në fushë.

Por në minutën e 82-të, Asllani bëri një ndërhyrje shumë të rëndë mbi kundërshtarin, duke dalë me karton të kuq pasi arbitri u konsultua me pamjet nga VAR. Një debutim si "engjëll dhe djall" për Kristjanin, i cili ka pritshmëri të mëdha për muajt në Turqi.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?