VIDEO/ Kristjan Asllani luan 35 minuta, Monza ndal Interin mes katër golash

VIDEO/ Kristjan Asllani luan 35 minuta, Monza ndal Interin mes katër golash

Festa e Monza

Inter barazoi 2-2 me Monzën në transfertë për javën e 17-të në Serie A. Në stadiumin "Brianteo" në Monza, zikaltërit kaluan në avantazh qysh në minutën e 10-të me Darmian. Pas vetëm 60 sekondash, Ciurria barazoi ndeshjen për Monza. Inter rriti presionin dhe gjeti golin e avantazhit me Lautaro Martinez në minutën e 22. Në pjesën e dytë Monza shtoi ritmin dhe gjeti golin e barazimit në "frymën e fundit" me Caldirola në minutën e 90+3. Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i zikaltërve u fut në fushë në minutën e 55 në vend të Calhanoglu duke luajtur për më shumë se gjysmë ore. Pas tre fitoreve radhazi Inter ndalet në barazim. Me 34 pikë zikaltërit shkojnë në vendin e katërt, teksa Monza me 18 pikë shkon në vendin e 14-të.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Juventus fitore minimale në shtëpi, Inter 'ngec' në transfertë! Fiorentina i falet VAR-it dhe penalltisë


S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë