Inter nuk lëshon në shtëpi. Zikaltërit mundën 2-0 Leçen dhe siguron tri pikë të nevojshme për të qenë të qetë nga ndjekësit e Juventusit, për të kryesuar Serinë A. Për javën e 17-të, zikaltërit e Inzaghit nuk e vendosën në diskutim fitoren duke dominuar skuadrën kundërshtare, ku pjesë e puljezëve ishte edhe Ylber Ramadani. Goli i parë për Interin u shënua në minutën e 43-të nga Yann Bisseck, që me kokë shfrytëzoi krosimin e Calhanoglu. Në pjesën e dytë, pas një aksioni model dhe pasimi fantastik nga Arnautovic, Nicolo Barella shënoi golin e dytë. Për Interin 15 minuta luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Calhanoglu. Interi me 44 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Juventusi me 40 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në pozitën e 12-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi mund 2-0 Leccen dhe ruan distancën në krye të Serisë A, Juventus fiton me 'shpirtin nëpër dhëmbë'! Roma shkëlqen 2-0 me Napolin
