Kristjan Asllani është rikthyer te goli me Inter. Mesfushori shqiptar ka shënuar një "perlë" nga 23 metra në miqësoren që zikaltërit po fitojnë 1-4 me Gziran e Maltës. Do duhej minuta e 25 e takimit që Asllani të tregonte potencialin e tij duke i treguar Inzaghit se është gati për një fanellë titullari.

20 vjeçari shënoi golin e dytë të ndeshjes, teksa më parë Bellanova kishte kaluar Interin në avantazh. Calhanoglu dhe Gosens shënuan dy gola të tjerë për zikaltërit, teksa Jefferson shkurtoi për Gzira. Pjesa e parë u mbyll 1-4 për Inter, që duket në formë para rinisjes së Serie A.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?