Kryeministri i Kroacisë Zoran Milanovic është kryqëzuar nga mediat pasi i ka quajtur serbët barbarë.
Deklaratat e Milanovic janë interpretuar nga gazetarët serbë si ofenduese të cilët i kanë etiketuar këto si provokative për të krijuar destabilitet në Rajon.
“Është e vështirë të parashikohet, siç është e vështirë të parashikohet se pse Hungaria ndërton një mur, nuk mundeni ta shpjegoni, pyesni austriakët, atyre as ju kujtohet të ndërtojnë një mur me Hungarinë. Ajo ndërton një mur me barbarët, ndaj serbëve, apo jo? Kjo për mua është e papranueshme”, tha Milanovic në konferencën për shtyp.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i kryeministrit kroat pasi agjencia e lajmeve “In serbia” shkruan se Milanovic i ka përgënjeshtruar këto deklarata.
Milanovic akuzoi gazetarët të cilët sipas tij nuk e kanë cituar saktë atë që ka dashur të thotë.
Ai sqaroi se në deklaratën e tij ka thënë “Hungaria po ndërton një mur kundër barbarëve", sipas tij kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i konsideron refugjatët barbarë.
"Unë kurrë nuk kam thënë se serbët janë barbarë. Ju keqkuptuar mua, interpretuar keq fjalët e mia. Ju më cituat gabim, unë thashë hungarezët ndërtojnë muret kundër barbarëve. Serbët nuk janë barbarë, por Orban dhe miqtë e tij e konsiderojnë gjithçka në jug të tyre si barbarë "- përfundoi Milanoviç.
/Shqiptarja.com