VIDEO/ Kryeministri polak Donald Tusk përfundon me paterica pasi tentoi të bënte ski me nipërit

VIDEO/ Kryeministri polak Donald Tusk përfundon me paterica pasi tentoi të bënte ski me nipërit

Donald Tusk

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka pësuar një incident teksa shijonte fundjavën duke bërë ski me nipërit e tij.

Në një reagim në “X”, Tusk postoi një video të tij duke qëndruar në dy paterica, teksa dukej edhe këmba e majtë e fashuar.

“Duhej të ishte një fundjavë ëndrrash. E kam planifikuar gjashtë muaj më parë. Dy ditë ski me nipërit e mi.

Nipërit thanë: “Na trego si bën ski, gjysh”. “Kështu që vendosa t’i tregoja, por…” shprehet kryeministri polak.

Ai shtoi se duhet të vazhdojë lëvizjen me paterica për disa ditë.

“Këto mjete, paterica dhe të drejtë do të më shoqërojnë për ditët në vijim. Por unë do të vazhdoj të punoj. Sigurisht, nuk do të marr pushim mjekësor”, tha Tusk.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën

VIDEO/ Mbappe-Bellingham, Real Madrid përmbys Leganesin në derbin e vogël dhe ndjek Barçën