VIDEO/ Kryeparlamentari i Kosovës ‘shtanget’ kur Kurti pyetet në lidhje me informacionet për një atentat ndaj tij nga Serbia

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi ditën e sotme se Serbia po punon për eliminim fizik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, teksa ky i fundit po zhvillonte një takim në Shkup të Maqedonisë së Veirut.

Pavarësisht se për qytetarët ky lajm u bë i ditur përmes mediave, për titullarët e shtetit të Kosovës, nuk ishte informacion i ditur.

Konkretisht bëhet fjalë për kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, i cili ishte pranë Kurtit, kur ky i fundit u pyet nga gazetarët mbi informacionet e supozuara për një atentat ndaj tij.

Konjufca duket se nuk ishte në dijeni të këtij informacioni dhe habitet shumë nga pyetja e gazetares, drejtuar Kurtit.


Lajmi kryesor:

Mediat: Plan për atentat nga Serbia ndaj Albin Kurtit në Shkup! Kryeministri i Kosovës: Kam pasur kërcënime nga individë të lidhur me Beogradin


K.M/E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën