VIDEO: Ja si kandidati i LSI blen vota në Tiranë: Mos e ngri zërin se kemi kontrolle! Ti merr lekët, më jep votën

Partia Demokratike ka shkuar deri në ngritjen e një strukture të armatosur me ish-policë për mbrojtjen e votës, e presidenti Meta thotë se do u presë duart kujt vjedh votat, por vetëm 2 ditë nga dita e votimeve, një kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim është kapur në flagrancë përmes kamerave të fshehta, teksa jep lekë në këmbëim të marrjes së votave për LSI-në, partinë që ai zgjodhi të kandidojë duke u larguar nga Partia Socialiste

I renditur i 22 në listat e LSI në Tiranë, kandidati Etjon Joka shfaqet në një video është publikuar nga një emision investigativ teksa i jep 100 dollarë një qytetari që është angazhuar të mbledhë vota për LSI-në.

"Hajde një sekondë. Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik? Ma jep dorën (i jep 100 dollarë), ma bë një drekë se unë s’vi dot", i thotë Joka qytetarit.

“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.

Por jo vetëm kaq. Në videon e publikuar nga një emision investigativ, Joka bisedon edhe me një qytetar që i thotë se ka bërë 100 vota, duke përfshirë edhe 12 që i ka bërë gruaja e tij.

I angazhuar personalisht në blerjen e votave, por gjithashtu rrjeti i njerëzve që punojnë për vota në këmbim të premtimeve për kandidatin e LSI zgjerohet në një tjetër video, ku një person i quajtur Edison Babo vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve.

"Tako Monikën, fol me Monikën", thotë ai 

VIDEO/Përgjimet e publikuara

Pavarësisht këtyre episodeve, opozita ka ngritur vazhdimisht akuza ndaj kundështarëve politikë të selisë rozë se po tentojnë te blejnë votat e qytetarëve, derisa në Elbasan mbi këtë dyshim, struktura për mbrojtjen e votës së PD-së vrau Pjerin Xhuvanin, mbështetës të Partisë Socialiste.Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë. Etjon Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë është reklamuar nga LSI si një prej të rinjve më premtues. 

Etjon Joka dhe Monika Kryemadhi

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:52
I doli video duke blerë vota, Etion Joka i LSI: Është montazh! Do ta ndjek në mënyrë ligjore

1619175274_etioni.jpg

Ai shkruan se gjithçka është e sajuar dhe e montuar. Joka shkruan se do të ndjekë çështjen ne mënyrë ligjore.

"Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe", shkruan ai, i cili nuk e sqaron se pse nuk e bën sot kallëzimin por do t'i duhet të presë pas 25 prillit. 

Ora 11:03
'I kam respektuar sa kam pas mundësi', kandidati i LSI-së në Tiranë i jep 100 dollarë një qytetari (VIDEO)

Kandidati i LSI në Tiranë, Etjon Joka, është filmuar në këto ditë të fundit të fushatës elektorale, duke shpërndarë dollarë për të blerë vota.

Ja biseda:

Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal

Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.

Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë

Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit

Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi

Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?

Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.

Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 100 euro), ma bë një drekë se unë s’vi dot.

Qytetari: Po mirë më se ja jap…

Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.

Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.

Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.

Qytetari: Të vijmë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?

Etjon Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.

Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?

Etjon Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.

Ora 10:56
'Tako Monikën', në përgjim eksponenti i LSI që blen vota: Andej nga 3-shi për 5 minuta merr 60 mijë lekë, kapi futi në makinë të votojnë

Në një tjetër video dëgjohet një person me emrin Edison Babo, i cili vijon pazaret ku premton punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmend dhe kryetaren e LSI.

"Tako Monikën, fol me Monikën", thotë ai

Dhe akoma me skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë

“Jam diamant. Ik fol me Monikën. Mori bodigardin e Berishës në tel, ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllain. Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo.

Biseda: 

Edison Babo: Po mos bo premtime, thuj më mirë po fitova hajde takoje atë Monikën. A kupton? Po të fitoj hajde tako Monikën.
Qytetari: Më mirë mo.

Edison Babo: Xurooo më doli te dera mu, hë mor burr, hajde vllai tem, hë mo çfarë thotë Monika? SI janë ata çifti lumtur? Mirë i thotë Xurri. Më tha Monika ke taku diamant? Po të thash mo Xuro, jam diamant unë mo Xuro. Po tha që duhet me e mbajt fjalën.
Mua po më the po... mos e bo mo. Unë nuk të them mo, a do e bësh. Po fike telefonin, fike ti. Nuk të kërkoj unë mo ty. Jo, jo, nuk ke më vlera ti si njeri me mu. Prandaj të thashë unë ik fol me Monikën, çfarë të ka thënë. I tha Etioni më ka thënë Monika kshu.
Ti kishte qen ortak me Taçi Oil, 50 me 50. Qenfe tha dhe 50 me 50 me Paulin Gegën. Se Xuka është aksionet te Paulin Gega 50 me 50 te nafta.
Qytetari: Te nafta po

Edison Babo: Më ka thënë Monika që ti je 50 me 50 te Paulin Gega. Po. Në qoftë se fitojmë zgjedhjet do shkosh ta takosh vetë Monikën. He pra vllai tem.
Qytetari: Këtu më dil
Edison Babo: Tashi je i nderum, i respektum. Unë e kam me ty, faleminderit që mi ke bë të falat. Vetëm kaq. Ti je shok i atij, Fatin kur ta takosh në rrugë të jap dorën. As nuk të kërkon nder, as mos u ni fare. Se tashi ta dha ajo. Se do ti mbush ajo Monika, veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha.
Se Xuri ia merr kalamajt, nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Morëm kallamar e nga një verë. Një të marr badigardin e Sali Berishën në telefon, Ermalin. Maliii, hë mor vllai tem si je? Ai o Xuro ku je më? Hiç te shtëpia. E i them si është gjendja andej?

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj