VIDEO/ Kukësi 'nuk ndez' në Fier, Egnatia i falet një kryevepre në Korçë! Erzeni dhe Teuta barazojnë 1-1 në Kupë

Nga ndeshja Apolonia - Kukësi

Kupa e Shqipërisë është në fazën e 1/8 dhe këtë të mërkurë janë zhvilluar dy nga tre ndeshjet e programuara. Në Fier, Apolonia dhe Kukësi barazuan 0-0, teksa në Korçë, Skënderbeu humbi 0-1 me Egnatian. Në 16:00 në "Niko Dovana" Erzeni barazoi 1-1 me Teutën. Këto janë ndeshjet e para për këtë raund, teksa ato të kthimit luhen në 1 dhe 2 shkurt. Kujtojmë se dje u zhvilluan pesë ndeshjet e para.

Në aneksin e stadiumit "Loni Papuçiu" në Fier, Apolonia dhe Kukësi barazuan 0-0. Për verilindorët nuk ishin në fushë vëllezërit Taipi, me klubin që u kujdes dje të tregonte se nuk ka një krisje mes palëve. Ndeshja nuk prodhoi gola, me skuadrat që e kanë lënë kualifikimin për në sfidën e radhës.

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu vendas humbi 0-1 me Egnatian. Goli i fitores u shënua në minutën e 90+5 të takimit. E majta e Paulauskas nuk u ndal dot nga Ruçi, me rrogozhinasit që marrin një rezultat të mirë në transfertë. Autori i golit, lituanezi 23-vjeçar vetëm dy ditë më parë u prezantua nga Egnatia, duke debutuar me gol në minutat e para. Duket se mëngjarashi i ka dërguar "sms" trajnerit Duro për një vend në formacion. Nga ana tjetër, korçarët që janë në Kategorinë e Parë nuk kanë mundur të mbajnë barazimin vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në stadiumin "Niko Dovana", Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1 për ndeshjen e parë në raundin e 1/8 në Kupën e Shqipërisë. Në një stadium ku vendas ishin shijakasait dhe më shumë tifozë ishin të Erzenit, skuadrat prodhuan disa raste por gjetën golat vetëm në pjesën e dytë. Ka qenë pikërisht Dajvid Kapllani "ëngjëll dhe djalli" i duelit. I afruar te Erzeni pak ditë më parë pasi la Teutën, ai do shënonte gol dhe autogol. Në minutën e 81 të ndeshjes, sulmuesi do kalonte në avantazh Erzenin me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonës, teksa Qirko mbeti i shtangur. Vetëm tre minuta më vonë, Kapllani do shënonte në portën e tij duke vendosur shifrat në 1-1. Në zhvillimet e një këndoreje për Teutën, goditja me kokë e Ledjo Beqjas është devijuar nga Kapllani për autogol. Gjithçka për kualifikimin pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit në 1 shkurt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
VIDEO/ Dejvid Kapllani 'ëngjëll dhe djall' në Kupën e Shqipërisë, Erzeni dhe Teuta 2 gola në 'Niko Dovana'

Në stadiumin "Niko Dovana", Erzeni dhe Teuta barazuan 1-1 për ndeshjen e parë në raundin e 1/8 në Kupën e Shqipërisë. Në një stadium ku vendas ishin shijakasait dhe më shumë tifozë ishin të Erzenit, skuadrat prodhuan disa raste por gjetën golat vetëm në pjesën e dytë. Ka qenë pikërisht Dajvid Kapllani "ëngjëll dhe djalli" i duelit. I afruar te Erzeni pak ditë më parë pasi la Teutën, ai do shënonte gol dhe autogol. Në minutën e 81 të ndeshjes, sulmuesi do kalonte në avantazh Erzenin me një gjuajtje fluturimthi nga jashtë zonës, teksa Qirko mbeti i shtangur. Vetëm tre minuta më vonë, Kapllani do shënonte në portën e tij duke vendosur shifrat në 1-1. Në zhvillimet e një këndoreje për Teutën, goditja me kokë e Ledjo Beqjas është devijuar nga Kapllani për autogol. Gjithçka për kualifikimin pritet të vendoset në ndeshjen e kthimit në 1 shkurt.

Ora 15:28
VIDEO/ U prezantua 2 ditë më parë, sulmuesi i Egnatias debuton me supergol! Rrogozhinasit fitojnë në Korçë

Në stadiumin e Korçës, Skënderbeu vendas humbi 0-1 me Egnatian. Goli i fitores u shënua në minutën e 90+5 të takimit. E majta e Paulauskas nuk u ndal dot nga Ruçi, me rrogozhinasit që marrin një rezultat të mirë në transfertë. Autori i golit, lituanezi 23-vjeçar vetëm dy ditë më parë u prezantua nga Egnatia, duke debutuar me gol në minutat e para. Duket se mëngjarashi i ka dërguar "sms" trajnerit Duro për një vend në formacion. Nga ana tjetër, korçarët që janë në Kategorinë e Parë nuk kanë mundur të mbajnë barazimin vetëm në sekondat e fundit të ndeshjes.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?

×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë