TIRANË- Sali Berisha ka nisur sulmet ndaj nismës Ballkani i Hapur, duke e cilësuar atë si një projekt serb në interes të presidentit Aleksandër Vuçiç, ndonëse kjo nismë ka qartë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së.
Berisha ka nisur akuzat ndaj Open Balkan, pas incimit të saj nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, por çfarë qëndrimi ka pasur ish-kryeministri më parë ndaj nismave të tilla rajonale, në kohën kur SHBA-të drejtoheshin nga Donald Trump?
Në një intervistë të dhënë më 16 shtator 2020, pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ëashingtonit mes Serbisë dhe Kosovës, Berisha mbështet iniciativën e ‘Mini Shengen’.
“Në doktrinën e Trumpit sipas së cilës stabilizimi ekonomik ndikon në stabilizimin politik, natyrisht ideja e mini shengen është një ide e pamohueshme atraktive, se ti nuk mund të flasësh për normalizim ekonomik në një kohë kur të nxjerrësh një seri barrierash këtij normalizim. Nuk e rrethon Kosovën? Jo Kosova, firmos në shtëpinë e bardhë me garancitë më të mëdha për këtë marrëveshje. Kosova nuk ka firmos Novi Sad por parimin në shtëpinë e bardhë”, ka thënë Berisha.
Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, u nënshkrua më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan Donald Trump. Dy versione të dokumenteve për palën e Kosovës dhe atë të Serbisë, i kanë nënshkruar kryeministri i atëhershëm i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Zyrtarët amerikanë e vlerësuan marrëveshjen e Uashingtonit si një fillim të ri për Ballkanin Perëndimor.