TIRANE - Gjatë prezantimit të punës së Ministrisë së Brendshme në 300 ditë qeverisje kanë dalë të "palarat", video ku tregohet se si ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka (tani deputet i PD-së) përleshet e oficerët e policisë dhe nuk i lejon ata të kryejnë punën e tyre.
Në video tregohen edhe deputetët e PD-së, Eduard Halimi dhe Aldo Bumçi, të cilët kundështojnë me dhunë një patrullë policie që përpiqet të ndalojë një të ri që goditi një efektiv policie.
Këto video janë realizuar nga forcat speciale “Shqiponjat” dhe Policia e Qarkullimit e Tiranës nëpërmjet kamerave të instaluara që rregjistrojnë 24/24 orë.
Në një video tjertër tregohet se si një prokur lëvizte me fenelina, ndërsa i bën naze oficerëve të policisë të cilët i kërkojnë që t’i bëjnë kontroll.
Ky projekt që po zbatohet për policinë e Shtetit ka si qëllim të mbajë nën presion policinë për të zbatuar në mënyrë korrekte ligjin dhe shmangur aferat korruptive.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO