VIDEO/ Kur Jonida Vokshi e 'tundte
dhe shkundte' në skenën e Top Fest

VIDEO/ Kur Jonida Vokshi e 'tundte<br />dhe shkundte' në skenën e Top Fest
Shumë prej jush mund të mos e dinë që moderatorja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, e ka filluar karrierën e saj në televizion nëpërmjet muzikës. Bukuroshja e Digitalb është prezantuar me një këngë në edicionin e parë të “Top Fest”, kur ishte ende një gjimnaziste.

E veshur me një fustan golf me print zebre bardh e zi, kombinuar me një palë çizme të bardha me majë dhe me togëza, Jonida këndonte këngën me titull 'Fli ti', të kompozuar nga Alban Male, shoqëruar madje edhe me një kercim paksa të çuditshëm.

Një vit më pas, Jonida u zgjodh si prezantuese për emisionin “Top Select” në Top Channel. Vitet duket sikur nuk kanë kaluar fare për vajzën e ekranit, që ende pas 12 viteve duket po aq e bukur, besnike e flokut gështenjë dhe makeup-it natyral, por me një stil veshje dukshëm të përmirësuar.
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar