Labeli moldav, “Moldstar Production” sjell versione të reja të këngëve të ndryshme, kënduar nga talente të reja që synojnë të çajnë në industrinë e muzikës. Mes shumë hiteve të njohura dhe emrave të mëdhenj të muzikës, kënga “Bonbon” e Era Istrefit është zgjedhur për t’u interpretuar nga këngëtarja moldave Kathryn C.

Ajo ka kënduar këngën në gjuhën shqipe dhe është përpjekur të risjellë të njëjtën atmosferë si Era në klip. Duhet thënë që këngëtarja nga Moldavia ka dështuar me shqiptimin e fjalëve, por ritmi i këngës vazhdon të jetë po i njëjti, që e bën gjithsesi të dashur për veshin.