Amerika ka bërë zgjedhjen e saj, duke kurorëzuar si më të bukurën 26-vjeçaren Deshauna Barber. Bukuroshja vjen nga Distrikti i Kolumbisë dhe është komandante-stratege e ushtrisë amerikane dhe specialiste informatike e Departamentit të Tregtisë të Shtetit Amerikan, fakt ky që e favorizoi edhe më shumë gjatë garës.
Megjithatë, çfarë e bëri edhe më emocionuese këtë garë për ne shqiptarët, është se për të parën herë, një këngë shqiptare është vendosur në sfond gjatë parakalimit të bukurosheve. Dhe aspak për t’u habitur që kënga e zgjedhur ishte hiti “Bonbon” i Era Istrefit.
Të veshura me bikini, miss-et kanë parakaluar nën tingujt e kësaj kënge, që mjaftoi për të ndezur atmosferën në skenë.
/Shqiptarja.com