VIDEO/ Lazio eleminohet nga Europa League, Manchester United dështon për kreun e grupit! Roma përmbys Ludogorets dhe kalon në 1/16

Europa League zhvilloi sot ndeshjet e fundit në grupe. Në përfundim të dueleve bie në sy se Lazio nuk kalon më tej, teksa Manchester United renditet i dyti në grupin E. Në ndeshjet e tjera, Arsenal fitoi 1-0 me Zurich falë golit të Tierney në minutën e 17, me "Topçinjtë" që e kishin siguruar kalimin më tej. Roma përmbysi 3-1 Ludogorets duke marrë të drejtën e kalimit më tej. Betis siguroi tri pikët kundër HJK, PSV fitoi 0-2 në transfertë me Bodo/Glimt ndërsa fitore edhe për Braga dhe Fenerbahce.

Në Roterdam Feyenoord fitoi 1-0 me Lazion. Goli i sfidës u shënua në minutën e 64 të ndeshjes nga Gimenez, me katër skuadrat e grupit F që e mbyllën me tetë pikë. Për shkak të golavarazhit Feyenoord dhe Midtjylland kalojnë në 1/16 teksa Lazio renditet në vendin e tretë dhe Sturm Graz në të katërtin. Një dështim për Lazion e Sarrit që sheh eleminimin nga Europa League dhe pjesëmarrjen në Conference League.

Në "San Sebastian" Real Sociedad humbi 0-1 me Manchester United për grupin E të Europa League. Goli i Garnacho në minutën e 17 të ndeshjes i dha tri pikë skuadrës së ten Hag, që megjithatë renditet pas Sociedad edhe pse me pikë të barabarta, 15. Nga ky grup Sheriff Tiraspol shkon në Conference League.

Në "Olimpico" të Romës, vendasit e Mourinho fituan 3-1 me Ludogorets. Vendasit përmbysën golin e Rick në minutën e 42 të ndeshjes. me verdhekuqtë që u bënë me "zemër" gjatë pushimit. Dopieta e Pellegrinit nga penalltia në minutat 56 dhe 65 qetësuan Romën, teksa Zaniolo në të 85 minutë vendosi rezultatin 3-1. Pas fitores së Betis, spanjollët shkojnë me 16 pikë në vendin e parë, teksa Roma me 10 pikë merr vendin e dytë dhe kualifikohet.

Arsenal fitoi 1-0 me Zurich për ndeshjen e fundit në grupin A të Europa League. Topçinjtë kalojnë me 15 pikë si të parët në grup, teksa i falen golit të Tierney në minutën e 17. Te Zurich në fushë edhe Fidan Aliti që u ndëshkua me karton të verdhë. Veç Arsenal në këtë grup kalon edhe PSV.

Rezultatet:

Renditja:

*Kualifikohen për në 1/16 skuadrat e renditura në vendet 1 dhe 2. Skuadra e renditur e treta kalon në Conference League.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:05
VIDEO/ Arsenal në krye të grupit, 'Topçinjtë' i falen golit të Tierney

Arsenal fitoi 1-0 me Zurich për ndeshjen e fundit në grupin A të Europa League. Topçinjtë kalojnë me 15 pikë si të parët në grup, teksa i falen golit të Tierney në minutën e 17. Te Zurich në fushë edhe Fidan Aliti që u ndëshkua me karton të verdhë. Veç Arsenal në këtë grup kalon edhe PSV.

Ora 23:03
VIDEO/ Fitore me përmbysje, Roma bën 'me zemër' tifozët! Verdhekuqtë kalojnë grupin në Europa League

Në "Olimpico" të Romës, vendasit e Mourinho fituan 3-1 me Ludogorets. Vendasit përmbysën golin e Rick në minutën e 42 të ndeshjes. me verdhekuqtë që u bënë me "zemër" gjatë pushimit. Dopieta e Pellegrinit nga penalltia në minutat 56 dhe 65 qetësuan Romën, teksa Zaniolo në të 85 minutë vendosi rezultatin 3-1. Pas fitores së Betis, spanjollët shkojnë me 16 pikë në vendin e parë, teksa Roma me 10 pikë merr vendin e dytë dhe kualifikohet.

Ora 21:30
VIDEO/ Tri pikë që s'vlejnë, Manchester United renditet në vendin e dytë të grupit E në Europa League

Në "San Sebastian" Real Sociedad humbi 0-1 me Manchester United për grupin E të Europa League. Goli i Garnacho në minutën e 17 të ndeshjes i dha tri pikë skuadrës së ten Hag, që megjithatë renditet pas Sociedad edhe pse me pikë të barabarta, 15. Nga ky grup Sheriff Tiraspol shkon në Conference League.

Ora 21:24
VIDEO/ Lazio e bën dramë, humbja në Holandë e largon nga Europa League

Në Roterdam Feyenoord fitoi 1-0 me Lazion. Goli i sfidës u shënua në minutën e 64 të ndeshjes nga Gimenez, me katër skuadrat e grupit F që e mbyllën me tetë pikë. Për shkak të golavarazhit Feyenoord dhe Midtjylland kalojnë në 1/16 teksa Lazio renditet në vendin e tretë dhe Sturm Graz në të katërtin. Një dështim për Lazion e Sarrit që sheh eleminimin nga Europa League dhe pjesëmarrjen në Conference League.

S.DH/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?

×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton bonusin e qerasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet