Bundesliga gjermane e futbollit mbylli javën e 22-të. Këtë të diel gjithçka nisi në 15:30, me Freiburg dhe Bayer Leverkusen që barazuan 1-1. Në 17:30 Bayern Munich fitoi 3-0 me Union Berlin, me duelin që riktheu sërish në krye të klasifikimit bavarezët.
Në "Europa-Park Stadium", Freiburgu vendas barazoi 1-1 me Bayer Leverkusen për javën e 22-të në Bundesligë. Ndeshja për vendasit u hap në minutën e 29 me golin e Grifo. Miqtë barazuan me Azmoun (67'), që në fund rezultoi edhe një pikë në transfertë për "Aspirinat". Bayer ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, duke mbajtur vendin e 11 me 28 pikë, shumë larg objektivave sezonalë për një vend të katër ekipet e para. Nga ana tjetër, Freiburg me 41 pikë renditet në vendin e pestë.
Bayern Munich fitoi 3-0 me Union Berlin për javën e 22-të në Bundesligë. Golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me djemtë e Nagelsmann që ndajnë kreun e renditje me Dortmund. Dueli u hap në minutën e 31 me Choupo-Moting, teksa Coman në të 40 dhe Musiala në të 45+1 minutë vendosën shifrat në 3-0. Pas këtij suksesi, bavarezët rimarin kreun e Bundesligës me 46 pikë, aq sa ka edhe Dormtund i vendit të dytë. Union Berlin duket i pafuqishëm kundër gjigantëve të Bayern, me kryeqytetasit që renditen në vendin e tretë me 43 pikë pas një sezoni fantastik.
Bundesliga - java 22 - e diel:
Freiburg 1-1 Bayer Leverkusen (Grifo 29' / Azmoun 67')
17:30 Bayern Munich 3-0 Union Berlin (Choupo-Moting 31', Coman 40', Musiala 45+1)
Renditja: