Në ditën e demokracisë Leviz Albania shpalli 49 nismat e mbështetura që nisin zbatimin në terren në forcim të demokracisë vendore dhe përmirësimit të qeverisjes lokale. Ky projekt financohet nga qeveria zvicerane.

Leviz Albania organzoi ceremoinë e shpalljes së projekteve fituese të thirrjes së katër për aplikime. Nga Marqineti i Vorës, në shkollën e vjetër të këtij fshati dhë ne në ditën e demokracisë, projekti që financohet nga qeveria zvicerane prezantoi 49 nismat e mbështetura që nisin zbatimin në terren në forcim të demokracisë vendore dhe përmirësimit të qeverisjes lokale. Drejtori i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Z. Andi Dobrushi, në cilësinë e kryetarit të bordit të granteve të projektit vuri theksin gjatë fjalës së tij mbi nevojën për më shumë aksionë në terren .

Andi Dobrushi – Drejtor i Fondacionit Shoqeria e Hapur per Shqipërinë: "projektet janë interesante, por është shumë e rëndësishme që të shihni se çfarë ndryshon se çfarë gjurme le projekti juaj në komunitet"

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasdori Zviceran, përmes metaforës risolli në vëmëndje të pranishmëve ditën simbolike të demokracisë, sikundër para 27 viteve, endrra për shqipërinë europiane është ende objektiv.

Ambasadori Zviceran Christoph Graf: "pavarsisht ndryshimeve të shumta të bëra ka ende edhe shumë për të bërë që Shqipëria të përmbushë standartet e Bashkimit Europian dhe në mënyrë që të arrijë një formë të maturuar të demokracisë një zhvillim ky që dëshirohet shumë prej të gjithëve por vecanërisht prej studentëve".

Duke prezantuar disa prej shumë nisave të mbështetura që kanë sjell ndryshim për komunitetin, Drejtoresha e Projektit LevizAlbania, Valbona Kuko, theksoi se ndryshimi i nivelit të demokracisë vendore do të mund të vijë përmes aksioneve konkrete dhe aktivizimit qytetarë.

Valbona Kuko, Drejtore Ekzekutive e LevizAlbania: "ajo cka të gjithë presin është përmirësimi i jëtës në komunitetet e tyre".

Në Thirrjen e katërt për aplikime levizalbania ka financuar 49 projekte, duke mbështetur 20 individë dhe 29 organizatat të shoqërisë civile.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com