Linda Halimi ka provuar se me talent dhe përkushtim, nuk është edhe aq e vështirë të ngjisësh shkallët e suksesit në industrinë botërore të muzikës. Këngëtarja kosovare ka shfaqur të gjithë potencialin e saj në audicionin e “American Idol” të zhvilluar në Atlanta, ku ka lënë gojëhapur jurinë e përbërë nga Jennifer Lopez, Keith Urban dhe Harry Connick, të cilët dhanë tre ‘PO’ të palëkundura për artisten shqiptare.
Interpretimi i saj i hitit botëror “This Is A Man’s Eorld tejkaloi pritshmëritë e këngëtarëve profesionistë të jurisë. Ishte Jennifer Lopez ajo që shfaqi hapur befasinë sapo Linda filloi të këndojë. “Uau nuk e prisja këtë”, tha 46-vjeçarja duke marrë miratimin e dy kolegëve të saj. “Ajo këndon si një vajzë e rëndë”, shtoi Lopez duke iu referuar të shkuarës së Lindës, e cila ka qenë mbipeshë.
Në klipin prezantues 25-vjeçarja foli për të shkuarën e saj, përmendi faktin që ka humbur rreth 70 kg, ndërsa përgatitej për të marrë pjesë në kompeticion dhe se tani punon si instruktore fitnesi. Anëtarët e jurisë i thanë Lindës plot bindje se publiku do ta dashuronte dhe duartrokiste nëse vazhdonte me këtë ritëm.
Bashkëshorti i saj, reperi Big D ka qenë një mbështetje e madhe për këngëtaren shqiptare dhe bashkë me disa persona të tjerë qëndronte në prapaskenë në pritje të verdiktit të jurisë.
/Shqiptarja.com